Presidenti Thaçi në SHBA takon Guvernatoren Kim Reynolds

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi atje ka takuar Guvernatoren Kim Reynolds, të cilën ka bërë të ditur se e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i ka ofruar Kosovës.

”Në Iowa të SHBA-së, takova Guvernatoren Kim Reynolds, të cilën e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i ka ofruar Kosovës dhe vazhdon t’i ofrojë. Bashkëpunimi që kishte nisur me FSK-në, tani është zgjeruar në fusha të tjera, si edukim dhe në programe të specializuara, siç është “Women in Energy”. Po ashtu, janë vënë hapat e parë për krijimin e parakushteve për ardhjen e investimeve të drejtpërdrejta të kompanive nga Iowa në sektorin e energjisë në Kosovë. Jemi të bekuar që kemi miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH”

loading…