Presidenti Thaçi në finalen e madhe, pritet nga Lladrovci e Naser Ramaj i Feronikelit

Në ndeshjen më të madhe dhe vendimtare të vitit ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, prezent në stadium është edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Kanë mbetur pak minuta nga fillimi i ndeshjes më të madhe të vitit ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, e cila do të jetë edhe përcaktuese për titullin e kampionit të Kosovës.

Dhe, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ka mbërri edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është pritur nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, por edhe nga presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj.

Personalitete të tjera të vendit janë prezent në stadiumin e stërmbushur të Drenasit.