Presidenti Thaçi nderon me urdhrin Hero i Kosovës, atdhetarin Rifat Berisha

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar me urdhrin, Hero të Kosovës, atdhetarin e ndjerë Rifat Berisha.

Këtë vendim presidenti Thaçi e dha sot në një akademi përkujtimore dedikuar veprës së Berishës.

”Sot në prag të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, po përkujtojmë një figurë të ndritur të historisë Kombëtare, Rifat Berisha”.

”Sot në këtë akademi i bëjmë nderimet më të larta institucionale shtetërore këtij atdhetari, patrioti të palëkundshëm”.

”Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese e ligjore si President i Kosovës kam marrë vendim që atdhetarin Rifat Berisha ta nderojë me urdhrin Hero i Kosovës”.

”Fshati Berishë ishte vendlindja e Tahir Berishës, xhaxhait të Rifatit, njeriut më të mençur”.

”Burimi i parë i këtij frymëzimi dhe edukatës atdhetare, ishte ky burrë i matur me inteligjencë natyrore”.

Në fjalën e tij të rastit, presidenti Hashim Thaçi tha se një kapitull i veçantë i sakrificës janë edhe anëtarët e gjallë të familjes së Rifat Berishës.

”Një kapitull i veçantë i sakrificës janë anëtarët e gjallë të familjes Berisha, bijtë e bijat. Ata u privuan nga e drejta e shkollimit pa përjashtim gjinie”.

”U desh që të binte sistemi jugosllav dhe zona e familjes së Berishës të nderohej publikisht”.