Presidenti Thaçi ndan urdhërin “Hero i Kosovës” për katër dëshmorë nga Malisheva

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ndarë sot urdhërin “Hero i Kosovës” për katër dëshmorë nga komuna e Malishevës.

Para familjarëve të dëshmorëve, Thaçi ka thënë se lufta e heroizmi i UÇK-së janë nderi e krenari e popullit tonë.

“Urdhrin “Hero i Kosovës” sot e ndava për katër dëshmorë nga Komuna e Malishevës, për Habib Berishën, Ibrahim Mazrekun, Ali Zogajn dhe Kujtim Krasniqin. Lufta e lavdishme e UÇK-së dhe heroizmi i dëshmorëve janë nderi dhe krenaria e popullit tonë” shkruan presidenti në njoftim.