Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është shprehur i pikëlluar me rastin e vdekjes Arian Dacit, të birit të politikanit Nexhat Daci, i cili ishte në detyrën e zëvendësministrit të Diasporës.
“Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci. Në këto momente shumë të rënda, si President dhe mik i familjes, në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit Daci dhe familjes së tij. HTH”, ka shkruar Thaçi.
Arian Daci ka humbur tragjikisht jetën sot në Brezovicë, pasi është zënë nga një ortek bore. Bashkë me të ka qenë edhe shoku i tij, Ardian Bakalli, i cili ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë.







