Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për media para se të niset për në Forumin e Bratislavës.

Ndër të tjerash, Thaçi ka komentuar edhe fushatën e serbëve me mesazhin ‘Kosova është Serbi’, fushatë kjo që iu bashkangjit edhe ministri serb, Ivica Daçiç.

Presidenti tha se këto fushata dhe deklarata si ajo e kryeministres serbe se ‘shqiptarët kanë zbritur nga mali’, tregojnë se ata jetojnë në shekullin e kaluar dhe se ne nuk duhet të shpenzojmë enërgji të merremi me ta, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se fushatës së serbëve, kosovarët iu kanë kundërpërgjigjur pozitivisht duke nisur një fushatë tjetër në rrjetet sociale, me parullën ‘KosovoIsBeautiful’ që në shqip do të thotë ‘Kosova është e bukur’. /Ballkani.info