Kosova sot do të pranojë një donacion prej ndihmash mjekësore nga Turqia.
E në lidhje me këtë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka falënderuar homologun e tij turk Erdogan.
Thaçi ka thënë se është mirënjohës ndaj shtetit turk për ndihmën në këtë kohë të rëndë, të cilën ai thotë se do ta tejkalojmë së bashku.
Por, presidenti Thaçi duket se nuk ka informacione të mjaftueshme nga këshilltarët e tij, pasi në shkrimin e tij ai thotë se ” Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë” por e vërteta është krejt ndryshe.
Kjo pasi ndihma e parë nga jashtë ka ardhur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) e ka ndihmuar Kosovën me 3.6 ton pajisje profesionale mbrojtëse mjekësore.








