Presidenti Thaçi festoi 28 Nëntorin me bashkatdhetarët në SHBA
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka theksuar se bashkatdhetarët tanë në SHBA dhe kudo në botë, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Së bashku me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në SHBA, sot në Uashington festuam Ditën e Flamurit. Bashkatdhetarët tanë në SHBA dhe kudo në botë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prandaj, Dita e Flamurit i bashkon shqiptarët kudo që janë. Gëzuar!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.