Presidenti Thaçi e mirëpret planin e Donald Trump për Lindjen e Mesme

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka mirëpritur planin e liderishipit amerikan në krye me Presidentin Donald Trump për Lindjen e Mesme.

”E mirëpres dhe e pranoj planin e lidershipit të Donald Trump për Lindjen e Mesme”, shprehet i pari i Kosovës.

Meqë së fundi presidenti amerikan Donald Trump takoi liderët izraelitë, Thaçi theksoi se paqja duhet të jetë synimi i vetëm, njofton Klan Kosova.

”Paqja është qëllimi përfundimtar dhe udhëheqësit e të dy palëve duhet të tregojnë udhëheqjen dhe vizionin që ta bëjnë atë të jetësohet”.

”Bota është duke shikuar dhe është e inkurajuar që ta ndjekë këtë shembull”, shprehet Thaçi në twitter.