Presidenti Thaçi dhe Sami Lushtaku vizitojnë vëllezërit Geci në Llaushë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me Sami Lushtakun i kanë vizituar sot vëllezërit Hetem dhe Rrustem Geci në Llaushë.

Kjo vizitë është bërë pas lirimit të tyre nga burgu.

“Bashkë me Presidentin Thaçi, ishim për vizitë në Llaushë pas lirimit nga burgu të vëllëzërve Hetem dhe Rrustem Geci. U gëzuam që më në fund ata ju kthyn familjes dhe shoqërisë”, ka shkruar Lushtaku.

Rrustem dhe Hetem Geci nga Llausha e Skenderajt janë liruar dje nga burgu,

Të njëjtit para pesë vitesh ishin dënuar me 13 vite nga Gjykata Themelore në Mitrovicë (trupi gjykues nga EULEX-i) për krim lufte.

Poashtu, Gjykata i shpalli të pandehurit të pafajshëm për vrasjen e Vehbi Berishës dhe lëndimin e Isa dhe Musa Vojvodës më 18 qershor 1999 në Skenderaj. /Ballkani.info/