Presidenti Thaçi blen lule në vlerë 4 mijë euro

Zyra e Presidnetit të Republikës së Kosovës ka ndarë rreth 4 mijë euro për t’u furnizuar me lule.

Përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ZPRK’ja ka bërë me dije fillimisht janë ndarë shtatë mijë euro për këtë tender, por që në fund është nënshkruar për rreth 4 mijë.

Fituese e këtij tenderi është shpallur kompania N.P.T “Agrocoop”. Kontrata është nëshkruar për 12 muaj.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.