Urimi

Presidenti Thaçi bashkë me Lumen dhe Endritin, uron qytetarët për vitin 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një mesazhi të shkruar në llogarinë e tij Facebook i ka uruar qytetarët më rastin e Vitit të Ri 2019.
Thaçi i është drejtuar qytetarëve në emër të familjes së tij, duke iu uruar shëndet dhe lumturi, ndërsa ka shtuar se përtej dhimbjeve dhe frikës duhet të shohim përpara tek e ardhmja.

Ky është urimi i presidentit Thaçi:

Të dashur qytetarë,
Sonte kur të gjithë jemi mbledhur me familje e miq, unë së bashku me Lumen dhe Endritin, ju urojmë të gjithë juve një vit të ri me shëndet dhe plot lumturi.
Duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja.
Të guxojmë, siç kemi guxuar gjithmonë, që t’i bëjmë realitet të gjitha ëndrrat tona.
Gëzuar 2019-ta!