Presidenti slloven arrin në Prishtinë, pritet nga presidentja Osmani

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka arritur në Kosovë.

Si fillim ai është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Pritja e tij është bërë në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Pahor pritet që pas Osmanit të takojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Presidenti slloven në këtë vizitë në Kosovë pritet që të përçojë mesazhin e shtetin slloven në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.