Presidenti: Skena politike e Kosovës e gatshme për dialog me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar anëtarësim në BE për gjithë vendet e Ballkanit. Ka thënë se skena politike e Kosovës është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Serbinë në ndërmjetësim të ShBA-së dhe BE-së për marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se para 20 viteve ka përfunduar tragjedia. Ai ka thënë se një marrëveshje Kosovë-Serbi do të eliminonte njëherë e përgjithmonë një tragjedi të re.

“Jemi të vetëdijshëm për hamendjet dhe dyshimet të Brukselit ndaj vendeve të Ballkanit Perendimor”, ka thënë Presidenti në Forumin e Paqes që po mbahet në Tiranë.

Ai është ankuar se Kosova bën pjesë në vendet që BE ua ka bërë të padrejtë sikurse ka ndodhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kjo nuk shkakton hamendje se çka duhet të bëjmë dhe si të sillemi me BE-në. NE duam të bëhemi shtet anëtare të BE’së. S’duam pakt tjetër”, ka thënë ai.

“Dialogu nuk ka alterantivë. Përkundrazi, përshpejton procesin në integrimet euoatlantike”, ka shtuar ai.

loading…