Pas emërimit të Goran Rakiqit zëvendëskryeministër në Qeverinë e Avdullah Hotit, komuna e Mitrovicës së Veriut ka mbetur pa kryetar.
Dhe kur një komunë mbetet pa kryetar atëherë shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme për të parin e komunës.
Megjithatë, kështu nuk do të ndodh me Mitrovicën e Veriut. Ballkani.info e ka siguruar vendimin e presidentit Hashim Thaçi me të cilin i shtynë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së Koronavirusit COVID 19 dhe parandalimit të rritjes së numrit të infektuar në Republikën e Kosovës, si dhe ruajtjes së shëndetit public, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetat të Komunës së Mitrovicës së Veriut, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune, shtyhen për një afat të pacaktuar”, thuhet në vendimin e presidentit Thaçit.
Ky vendim ka hyrë në fuqi sot, pra në datën e nënshkrimit. /Ballkani.info/







