Klaus Iohannis
Presidenti rumun: Rritja e euroskepticizmit, sinjal i keq për BE-në
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka ngrehur zërin për rritjen e euroskepticizmit në Bashkimin Evropian.
Në një konferencë të përbashkët në Strasburg me Presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, presidenti rumun ka thënë se vendet e BE-së duhet t’i bashkojnë përpjekjet për të rifituar besimin në Bashkimin Evropian, sepse rritja e euroskepticizmit është një sinjal i keq dhe duhet ta dëgjojmë zilen e alarmit që po bie.
“Ky është rasti jonë, jo vetëm për të treguar se besojmë në të ardhmen e BE-së, por edhe për të punuar që projekti evropian të mbetet një sukses dhe të bëhet projekti i qytetarëve evropianë”, ka thënë Iohannis, transmeton Ballkani.info.
Rumania do të ketë Presidencën e radhës së BE-së në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen edhe zgjedhjet e reja për institucionet evropiane. /Ballkani.info/