Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, përshëndeti marrëveshjen e pengjeve të arritur nga Izraeli dhe Hamasi nën ndërmjetësimin e huaj, e cila përfshin një pauzë katërditore të armiqësive, por bëri thirrje për një armëpushim të plotë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve palestineze Wafa.
“Presidenti Mahmoud Abbas dhe lidershipi mirëpresin marrëveshjen e armëpushimit humanitar dhe vlerësojnë përpjekjet kataro-egjiptiane që janë bërë dhe rinovojnë thirrjen për një ndërprerje gjithëpërfshirëse të agresionit izraelit kundër popullit palestinez dhe hyrjen e ndihmave humanitare”, tha sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Husein Al-Sheikh sipas kësaj agjencie, raporton CNN.
Abbas bëri thirrje për një “zbatim më të gjerë të një zgjidhjeje politike të bazuar në legjitimitetin dhe ligjin ndërkombëtar, që çon në fundin e pushtimit dhe arritjes së lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të popullit palestinez”, tha Al-Sheikh.







