Heroina
Presidenti nesër dekoron Vasfije Krasniqin
Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, nesër do të nderohet nga Presidenti Hashim Thaçi.
Takimi mes Thaçit dhe Krasniqit, do të mbahet në orën 9:00.
Krasniqi ka rrëfyer dje për herë të parë dhunën seksuale që kishin ushtruar forcat serbe ndaj saj në vitin 1999 kur ajo i kishte vetëm 16 vjet.