Presidenti Meta u takua me Haradinajn

Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta sot në mëngjes ka takuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë këtij takimi mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.

Pas Haradinajt, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të takohet edhe me kryeparlamentarin e Kosovës,  Glauk Konjufca dhe liderin e PDK-së, Memli Krasniqin.