Presidenti Meta nuk heziton të shprehë dashurinë për Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet për vizitë në Kosovë. Edhe këtë vikend ai ka zgjedhur ta kalojë në Prishtë.

“Kënaqësi e veçantë të vizitoja sot Teqenë e Prishtës, një nga vatrat më historike të Bektashizmit dhe atdhedashurisë, këtu ku në Janar 1921 u mbajt Kongresi i Parë Botëror i Bektashinjve.”, ka shkruar ai krahas fotografisë.

Meta, ka folur edhe për mikëpritjen që i është bërë.

“Ishte kënaqësi të kaloja një mbrëmje të mrekullueshme në Prishtë këtu ku mikpritja është e rrallë. Më në fund e mbajta fjalën për të vizituar Nënë Bajamen, e cila me sakrifica pa fund ka rritur tre fëmijë të mbarë e të edukuar për të cilët është krenare me të drejtë. E falënderoj për mikpritjen e bujarinë e pafund ashtu siç dinë nënat e Skraparit.”, ka vlerësuar tutje ai.

 

Fotografia e Ilir Meta

 

Fotografia e Ilir Meta