Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka arritur në Kosovë ku është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.

Milanoviq dhe Osmani do të zhvillojnë takim biletaral e më pas do t’ju adresohen mediave me një konferencë për media.

Në mesditë, Milanoviq do të pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, derisa pas këtij takimi, ai do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Pasdite, Milanoviq do ta vizitojë Janjevën për tu takuar me komunitetin kroat atje.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari.

Milanoviq do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.