Presidenti Joe Biden sot feston datëlindjen, kështu e uron Hillary Clinton

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sot po feston datëlindjen. Këtë të premte ai mbush 78 vjet.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton e ka uruar nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Urime Datëlindja për presidentin tonë të zgjedhur”, shkroi Hillary Clinton në Facebook duke publikuar një fotografi në shoqëri të Biden dhe ish-presidentit Barack Obama.

Biden në zgjedhjet e këtij muaji mundi rivalin republikan, presidentin Donald Trump. Ish-nënpresidenti fitoi mbi 270 vota të nevojshme elektorale për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë.

Biden do ta marrë detyrën në janarin e vitit të ardhshëm.