Presidenti i Zurich: Kololli po kërkon një skuadër më të madhe

Presidenti i FC Zurich, Ancillo Canepa ka folur rreth së ardhmes të futbollistit kosovar, Benjamin Kololli.

Kololli dhe Herkun Kryeziu janë dy lojtarët që zyrtarisht janë larguar nga klubi zviceran, pasi kjo e fundit nuk ia vazhdoi kontratën.

Gjatë një interviste për Blick, Canepa zbuloi se ylli i Kombëtares së Kosovës është duke kërkuar të transferohet në një klub të madh.

“Ne kemi tentuar t’i bëjmë atij një ofertë për ta vazhduar kontratën. Por, ai është duke kërkuar që karrierën ta vazhdoj në një klub më të madh”, ka thënë Canepa.

Kololli gjatë këtij sezoni me klubin zviceran bëri 21 paraqitje, shënoi 6 gola dhe bëri 6 asiste.

Vlera e tij në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 1 milion euro.