Presidenti i Ukrainës thirrje popullit që të dhurojë gjak: Ne po mbrojmë vendin tonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, që tashmë po i drejtohet kombit të tij me një fjalim, ka bërë thirrje që qytetarët e vendit të tij të dhurojnë gjak dhe që t’i bashkohen ushtrisë për të mbrojtur vendin e tyre.

“Ne do të luftojmë për vendin tonë dhe do të mbështesim atë në çdo qoshe të tij”, shtoi ai.