Presidenti i Ukrainës: Putini po përgatit puç me mercenarë

I pari i shtetit të Ukraniës, Volodymyr Zelenskiy, ka ngritur shqetësimin se Rusia e Putinit është duke organizuar një puç në dhjetor të këtij viti.

Presidenti Zelenskiy tha se inteligjenca e shtetit të tij ka informacione se njerëzit që po organizojnë puçin janë nga Rusia dhe janë mercenarë që paguhen nga Putini për destabilizimin e Evropës.

Duke folur para gazetarëve, Zelenskiy akuzoi Rusinë se nuk i ka shuar ambiciet për pushtimin e Ukrainës, megjithatë bëri të qartë se janë gati për ballafaqim.

“Ukraina i ka nën kontroll të plotë kufijtë e saj dhe se është e gatshme për çfarëdo eskalimi me Rusinë”, tha ai.

Gjatë konferencës, presidenti dha detaje kur u pyet nga gazetarët.

“Kam informata nga inteligjenca se një përpjekje për puç do të ndodhë në vendin tonë më 1 dhe 2 dhjetor. Ky është skenar i diktatorit Vladimir Putin, që përmes mercenarëve që i paguan t’i destabilizojnë shtetet”, tha ai.

Ukraina dhe Rusia janë në një konflikt tash e një kohë të gjatë, kur Putini vendosi ta pushtonte një pjesë të territorit të Ukrainës, që u kundërshtua ashpër nga vendet demokratike.

Herën e fundit, Ukrainës i ka dal në mbështetje edhe BE-ja, por edhe administrata e presidentit Biden.

Rusia, duke përdorur shtete satelite, si Bjellorusinë, Serbinë, Ceceninë e vende tjera, po synon shtrirjen e ndikimit, duke kontribuar në destabilizimin dhe prishjen e paqes në për shumë vende të botës.