Pavarësia e Kosovës është e paligjshme.

Kështu tha të premten presidenti qipriot Nicos Anastasiades pas takimit që pati me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Nikosia, Anastasiadis, gjithashtu, theksoi se “Qipro respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, si dhe rrugën e saj drejt BE-së”, transmeton Klan Kosova.

Qiproja është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Në mesin e tyre janë edhe Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia.