Presidenti i Qipros: Nuk e njohim Kosovën, do ta përkrahim Serbinë në Interpol

Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades ka thënë se vendi i tij nuk e njeh Kosovën dhe do të sigurojë mbështetje të plotë për Serbinë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit.

Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që pati me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq në Athinë.

Këtë takim Stefanoviq e zhvilloi  në margjinat e samitit të “Bashkimit Evropian dhe botës arabe” të mbajtur në kryeqytetin e Greqisë.

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Interpol do të shqyrtohet më 20 nëntor, kur edhe do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate në Emiratet e Bashkuara Arabe./klankosova.tv/.