Presidenti i Parlamentit Evropian ka kërkuar se çështja BREXIT-it nuk duhet të shtyhet më larg se më 18 prill.
Duke folur në Bruksel, Antonia Tajani tha që “kjo është data e fundit e mundur për Britaninë që të organizojë zgjedhjet e Parlamentit Evropian.”
“Së dyti, për Parlamentin Evropian një shtyerje mund të ketë kuptim vetëm nëse javën tjetër do të kemi një marrëveshje që do të kalojë në Parlamentin Britanik,” tha ai, që në fakt është e njejta gjë që kanë thënë edhe udhëheqësit e tjerë Evropianë.
Zgjedhjet e Parlamentit Evropian do të mbahen më 23-26 Maj, 2019.







