Presidenti i Kosovës i gatshëm të shpall gjendjen e jashtëzakonshme nëse është e nevojshme

Presidenti Thaçi është duke përcjellur ngjarjen e rënduar të përhapjes së COVID-19 në Kosovë. Deri në këto momente jane 15 raste të identifikuara si pozitive.

Masat emergjente të marrura nga Qeveria e Kosovës duket që nuk mjaftojnë. Pritet që presidenti të shpallë edhe gjendjen e jashtëzakonshme për të preventuar përhapjen e këtij virusi. Zyra e Presidentit është përgjigjur në lidhje me këtë për Ballkani.info:

“Presidenti është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen dhe në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm. Nëse e vlerëson të nevojshme do të shpallë edhe gjendje të jashtëzakonshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit për Ballkani.info.