Presidenti i Komisionit Evropian shtrohet urgjentisht në spital

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker e ka ndërprerë pushimin dhe do të operohet urgjentisht, ka njoftuar Komisioni Evropian.

Juncker është detyruar ta ndërprerë pushimin në Austri për shkak të arsyes mjekësore, thuhet në njoftimin e KE-së, transmeton Ballkani.info.

Juncker është dërguar në Luksemburg ku do të operohet urgjentisht nga holecistrktomi, respektivisht heqjën e fshikëzës së tëmthit.

Dikur kryeministri i Luksemburgut, Juncker është në kryer të Komisionit Evropian që nga viti 2014, kurse mandanti i skadon në fund të tetorit. /Ballkani.info/

loading…