Presidenti i Këshillit Evropian: Jemi duke u bërë gati plotësisht për Samitin e Zagrebit

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është deklaruar rreth darkës jo formale që është duke u mbajtur sot në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter deklaroi se janë duke u bërë gati plotësisht për Samitin e Zagrebit që pritet të mbahet në maj të këtij viti.