Presidenti rajonit autonom të Katalonisë, Quim Torra i Pla, ka lënë të kuptohet se Lionel Messi po largohet nga Barcelona.

Ai në rrjetet sociale tashmë i ka dhënë lamtumirën Lionel Messit, duke e falënderuar për futbollin e shkëlqyer që ka dhuruar te Barcelona.

“Katalonisë do të jetë gjithmonë shtëpia juaj. Faleminderit shumë për të gjithë këtë kohë të lumtur dhe gjithë futbollin e shkëlqyeshëm”, ka shkruar presidenti i Katalonjës.

“Ne kemi pasur fat që të ndajmë disa vjet të jetës sonë me lojtarin më të mirë në botë, dhe me një atlet fisnik. Ne kurrë nuk do t’iu harrojmë”.

Catalunya serà sempre casa teva. Moltes gràcies per tots aquest temps de felicitat i d’un futbol extraordinari. Hem tingut la sort de compartir uns anys de les nostres vides amb el millor jugador del món. I un noble esportista No t’oblidarem mai. Leo Messi, Creu de Sant Jordi. pic.twitter.com/Ojev577MoE

— Quim Torra i Pla (@QuimTorraiPla) August 25, 2020

Kujtojmë se në mediet sportive raportohet se Lionel Messi ka informuar Barcelonën se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere. Një tronditje jo vetëm për katalanët, por për gjithë botën e futbollit.