Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili po merre pjesë në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së që po mbahet në Tiranë ka takuar dy legjendat e futbollit, portugezin Luis Figo dhe kroatin Aljosha Asanoviq, që janë ambasadorë të UEFA-së.
“Sot në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pata kënaqësinë të takoj dy legjenda të futbollit dhe ambasadorë të UEFA-s, Aljoša Asanović dhe Luís Figo 🙌⚽.
Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit.”, ka shkruar Ademi në një postim në facebook.







