Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar sit futbollistin e Bayern Munichut Arijon Ibrahimoviq.
Ibrahimoviq është njëri nga futbollistët që pritet në shtator t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, dhe padyshim ky takim është një sinjal që tashmë ai i ka thënë PO Kosovës.
“Në Prizrenin e bukur, sot pata kënaqësinë të drekoj së bashku me një nga talentet më të mëdhenj kosovar të futbollit evropian, yllin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimoviq.
Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë.
I uroj nga zemra shumë suksese në karrierë dhe jam i bindur se e ardhmja i rezervon atij arritje të mëdha.
Një falënderim i veçantë edhe për familjen e tij, e cila i ka kultivuar dashurinë për atdheun dhe vlerat e Kosovës”, ka shkruar Agim Ademi.







