Mbappe

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës: Lojtarët si Mbappe duhet të rrinë në Francë

Shefi i Federatës së Futbollit të Francë shpreson që fituesi i Botërorit, Kylian Mbappe nuk do të largohet këtë verë nga Parisi por të vazhdojë të fitojë më skuadrën nga Parc des Princes.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet ka pranuar se ai dëshiron që Kylian Mbappe të mos largohet nga Paris Saint-Germain. Mbappe ka pasur edhe një sezon të mirë individual në PSG në sezonin 2020/21 ku ka shënuar 42 gola në 47 paraqitje për ekipin në të gjitha garat.

22 vjeçari fitoi me PSG Kupën e Francën dhe Trofeun e Kampionëve gjatë kësaj kohe, por e ardhmja e tij është e paqartë pasi që ai po hy në vitin e fundit të kontratës së tij të tanishme. La Great ka shprehur dëshirën e tij që Mbappe mos të largohet këtë verë dhe të vazhdojë qëndrimin e tij në Paris.  

FFF nuk dëshiron që Ligue 1 ta humbet një lojtar të kalibrit të tij, ka thënë ai për La Parisien. “Dëshiroj që ai të qendrojë në Francë dhe në PSG. Ai është i ri, PSG do të këtë shumë gara ku ai do ta sfidojë vetën. Nuk me shqetëson kjo gjë mua direkt, por lojtarët e nivelit të tillë, preferoj që të qëndrojnë me ne”.Reklamë

“Preferenca e ime është shumë e qartë, sipas mendimit tim, është më mirë për të te qëndrojë”, ka thënë ai.  

Ish Presidenti i UEFA-së, MIchel Platini po ashtu e ka lavdëruar Mbappen dhe ndikimin e tij në futbollin francez derisa e ka krahasuar atë me disa herë fituesit e Topit të Artë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. “Mbappe është më të vërtetë një lojtar i kompletuar. Ai mund të godet me këmbën e majtë dhe të djathtë, është i mençur, është shumë, shumë i shpejt në starte. Plus, ai është modest dhe nuk i ka hip fama mbi kokë”, ka thënë legjenda franceze për L’Equipe.

“Është po ashtu e vërtetë që ai ka mundësi që të ecë me kohën dhe le ta lëmë atë të vrapon. Sot, futbolli duhet të mbrojë lojtarë si Mbappe, Messi apo Ronaldo”.