Presidenti i Ballkanit me një mesazh të fuqishëm vetëm pak orë para ndeshjes: Sot Ballkani është i gjithë Kosovës

I gjithë opinioni futbolldashës kosovar sot me sy e vesh është vetëm të një adresë – stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kampioni i Kosovës, Ballkani sot aty zhvillon njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme për futbollin tonë, shkruan Demokracia.com.

Ballkani do të ndeshet me Shkupin në ndeshjen kthyese të fazës “Play -Off” dhe një triumf sonte, do ta qonte atë në fazën e Grupeve në Coference League çka do të ishte një e arritur shumë e madhe për futbollin kosovar.

Numri një i FC Ballkanit, Arsim Kabashi vetëm disa orë para ndeshjes ka ardhur me një mesazh të fuqishëm, duke e cilësuar sot skuadrën e tij si skuadra e Kosovës, derisa ditën e sotme e ka cilësuar si ditë që do të m batet mend gjatë për bashkimin e popullit tonë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Arsim Kabashit:

Gjenerata e gjenerata prej viteve te largta u munduan, sakrifikuan e dhan gjithcka per ta mbajtur te bashkuar klubin tone, per nje qytet te vogel por me zemer te madhe, vazhduan me endrra e e peripeti te madhe qe te arrijn cdo rezulat te mundshem,

Tani ja ku jemi , jemi ketu ku e gjithe Kosova dhe me gjere e mbajn ne zemer kete emer dhe duan fitore

Ky eshte Ballkani i Kosoves miq te dashur,

Faleminderit te gjitheve qe keni kontribuar deri diten e sotme , faleminderit edhe sot edhe neser qe ky eshte vetem fillimi ,

Faleminderit djemve te arte qe na shpallen Champion dhe sot jemi me keto emocione te pa pershkrueshme .

Kjo dite e stome do te mbahet mend gjat per nje bashkim te popullit tone qe na dojn neser ne Europe 

Urime Kosova jone 

Na prifte e mbara

Arsim Kabashi