Kuvendi i Kosovës
Presidenti Hashim Thaçi injoron deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje
Presidenti Hashim Thaci ka injoruar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në momentin kur ka hyrë në seancën plenare, ku do të votohet formimi i Ushtrisë së Kosovës.
I pari i vendit, ka injoruar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke kaluar tek ata të Partisë Demokratike, për t’i përshëndetur.
Për dallim nga Thaci, një gjë të tillë nuk e ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj, i cili me të hyrë në seancë pë përshëndetur fillimisht deputetët që vijnë nga partia e Albin Kurtit.