Presidenti gjerman: Putini dhe Lavrovi të përballen me Tribunal për krime të luftës

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka bërë thirrje për një tribunal për krime të luftës kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, citon gazeta Der Spiegel.

“Kushdo që është përgjegjës për këto krimë duhet ta shpjegojë veten”, ka thënë Steinmeier në një intervistë për Der Spiegel.

“Aty përfshihen ushtarët, komandantë dhe natyrisht ata që kanë përgjegjësi politike”, ka thënë ai.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për gjenocid dhe krime të luftës. Kremlini tha të martën se supozimet e Perëndimit që forcat ruse kanë ekzekutuar civilë në fshatin Buca janë “sajime monstruoze” për të diskredituar ushtrinë ruse dhe per të arsyetuar sanksionet e reja të Perëndimit.