Francë

Presidenti francez paraqitet për herë të parë pas protestave të dhunshme

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha sonte se zemërimi qytetar është i thellë dhe i justifikuar në vend, por dhuna është e papranueshme, “paqja dhe rendi duhet të dominojnë me përdorimin e të gjitha mjeteve”.

Në fjalimin e tij të mbajtur në lidhje me protestat e dhunshme që kanë përfshi vendin, pas vendimit të qeverisë për rritjen e taksës për karburante, presidenti Macron u shpreh mebesim se ai mund të gjejë një dalje nga situata e tanishme.

Në fjalimin e tij në televizion, Macron tha se gjatë 18 muajve të fundit nuk ishte e mundur të jepnin përgjigje për problemet që kanë ndodhur gjatë 40 viteve të fundit.