Presidenti francez Emmanuel Macron takon Papa Françeskun në Romë

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Papa Françesku janë takuar të hënën, besohet se ata kanë diskutuar për luftën në Ukrainë dhe perspektivat për paqe.

Vatikani tha se bisedimet e tyre private zgjatën rreth 55 minuta, por siç është zakon, nuk u specifikua përmbajtja e diskutimit.

Para vizitës së Macron, viktimat e abuzimit seksual thanë se kisha katolike është duke reaguar ngadalë ndaj raportit në të cilin thuhet se anëtarët e klerit francez ndaj më shumë se 200,000 fëmijëve kishin ushtruar abuzim seksual, ata i kërkuan presidentit francez që ta diskutonte këtë çështje drejtpërdrejt me Papën.

Macron më vonë pati bisedime edhe me dy diplomatë kryesore të Vatikanit, me të cilët bisedoi për situatën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme e Afrikën.

Ai pritet të takohet edhe me presidentin italian, Sergio Mattarella, shkruan Euronews.