Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia ka nisur edhe një letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke ia kërkuar sërish emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Burime të Gazetës Blic brenda Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë të ditur se Albin Kurti, ka marrë edhe një letër nga ana e presidentit Thaçi, i cili ka kërkuar që t’ia dorëzojnë mandatarin për formimin e qeverisë.

“Z.Kurti ka marrë edhe një letër nga ana e presidentit Thaçi. Ai po kërkon me çdo ngulm që t’i dorëzohet emri i mandatarit për formimin e qeverisë së re”,tha ky burim .

Presidenti Thaçi, i ka shkruar letër edhe para disa ditësh kryetarit të VV-së Albin Kurti.

Thaçi në letrën e tij, ka theksuar se në pajtueshmëri me Kushtetutën po kërkon të marr emrin e mandatarit për kryeministër, pasi që partia e Kurtit ka dalur e para në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

Mirëpo, Kurti ka refuzuar t’ia dorëzojë emrin, duke kërkuar nga ana e presidentit që pas përfundimit të pandemisë, ta shpërndajë Kuvendit duke e dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.