Dekorime

Presidenti dekoron me medalje poetin Lulzim Tafa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave poetin kosovar, i cili ditë më parë e fitoi çmimin ndërkombëtar “Mihai Eminescu”.

Poeti i njohur kosovar Lulzim Tafa është shpallur fitues i sivjetmë i Çmimit të parë për letërsi, në Festivalin më të madh ndërkombëtar të poezisë “Mihai Eminescu” që mbahet në Rumani.

Duke marrë shkas nga ky sukses i poetit, presidenti Hashim Thaçi e ka pritur gjatë ditës së sotme me ç’rast edhe e ka dekoruar  me medalje.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave e dekorova krijuesin letrar Lulzim Tafa për afirmimin e letërsisë shqipe në botë.  Çmimi ndërkombëtar “Mihai Eminescu” është e arritura më e re e z. Tafa, të cilin e përgëzova me urimin që të korrë suksese të reja në fushën e letërsisë dhe atë akademike”, ka thënë Thaçi.