Presidenti Biden vendos pro-kosovarët në top pozitat diplomatike

Më 20 janar, Joe Biden do të betohet që për katër vjet të jetë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë 78 vjeçari ka kompletuar ekipet e qeverisjes së tij.

Në krye të Departamentit të shtetit që është Ministria e jashtme amerikane ai ka vendosur tre top diplomat.

Secili në mënyrën e tij kanë lidhje të forta e të veçanta politike me Kosovën.

I nominuar për sekretar shteti është Antony Blinken i cili bashkë me Joe Bidenin sa ishte zëvendëspresident kishin vizituar Prishtinën dhe ishte angazhuar për forcimin e Republikës kosovare.

E dyta në State departament do të jetë Wendy Sherman person fortë i besuar i ish-sekretares, Madeleine Albright. Sherman ka punuar me refugjatët e luftës së Kosovës.

Top tre në diplomacinë e Washingtonit do të rikthehet Victoria Nuland, që mbajti postin e ndihmëssekretares gjatë administratës Obama ku Biden ishte zëvendëspresident.

Nuland njihet për ardhjet e saj të shpeshta me mision diplomatik në Prishtinë.

Ndërkohë për shef të ri të CIA (Agjencia Qëndrore e Inteligjencës) është nominuar William Burns që njihet për afërsi me disa liderë kosovarë.

Vizitën më të rëndësishme në Kosovë sa ishte nën-sekretar i shtetit Burns e bëri më 18 shkurt 2012 një ditë pas festimit të pesë vjetorit të shpalljes së pavarësisë .