Video

Presidenti Biden arrin në Izrael

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sapo ka zbarkuar në Izrael për të takuar kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe përfaqësuesit e kabinetit të tij të sapokrijuar të luftës.

Zyra e Kryeministrit të Izraelit ka publikuar videon drejtpërdrejt të arritjes së Biden në Tel Aviv, shkruan The Guardian.

Vizita e Biden në Izrael po ndodh pas sulmit në një spital në Gaza që la të vrarë 500 vetë.