Në Presidencë nuk ka shkuar ende asnjë letër nga Kuvendi, pas ndërprerjes së seancës së sotme konstituive.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani tha në një përgjigje për mediat se “deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi”.

“Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, tha ai.

Kryesuesi i seancës së sotme konstituive tha se do t’i drejtohen me një letër presidentes Vjosa Osmani, pasi nuk kaloi një raport i komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e kuorumit dhe mandateve.