Presidenca në Serbi: Shtetet e “Ballkanit të Hapur” do të marrin pjesë në Samitin e BE-së

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriu, tri shtetet e “Ballkanit të Hapur”, do të marrin pjesë në Samitin e Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor, ka thënë  shërbimi i marrëdhënieve me median e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ditë më parë ishte raportuar se tri shtetet që janë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, nuk do të marrin pjesë në Samitin e BE-së.

Por Vuçiq ka thënë se pjesëmarrja e tyre do të tregojë përkushtimin për perspektivën evropiane, ani pse është i vetëdijshëm se mund të përballen me tema të vështira, raporton Tanjug, transmeton Expreess.

“Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve të Ballkanit të Hapur vendosën të shkojnë nesër në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel”, citohet Vuçiq.

E në atë samit potencialisht mund të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Express