Sot ka nisur Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja Donika Gërvalla-Schwarz.
Në forumin e organizuar nga presidentja Vjosa Osmani janë injoruar deputetet gra të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, tani kur ka ardhur koha e drekës, aty kanë plasur disa pakënaqësi te stafi vendor që janë pjesë e organizimit.
Demokracia.com ka mësuar se deri sa për mysafirët ndërkombëtarë është rezervuar ushqimi në hotelin “Emerald”, stafit vendor u kanë thënë që të shkojnë dhe të ushqehen në Pompën e Benzinës aty afër.
Pjesë e këtij forumi nuk janë shumica e grave deputete, të cilat nuk janë ftuar fare nga Osmani, por janë injoruar edhe gratë deputete të Kuvendit të Kosovës, që ishin pjesë e luftës çlirimtare, si Time Kadrijaj dhe Shqipe Selimi. Ndërkaq, Osmani për gratë ukrainase ka paraparë të ndajë edhe dekorata në shenjë nderimi për to.
Mediat, po ashtu, kanë raportuar se nuk është ftuar askush as nga Qeveria e Shqipërisë. /Demokracia.com/







