Presidenca dhe Kuvendi ndriçohen me simbolin e Srebrenicës

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, objekti i Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës është ndriçuar me simbolin e Lules së Srebrenicës.

Presidenca e Kosovës e ka ndarë një fotografi në Facebook, ku shihet lulja e Srebrenicës së bashku me prapavijën e gjelbër.

“Ndriçimi i objektit të Presidencës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”, thuhet në mbishkrimin e Presidencës.