Presidenca demanton punësimin e fotografit të njohur

Presidenca mohon punësimin e fotografit të njohur

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha për Express se lajmi për punësimin e fotografit Luan Dizdari është i pavërtetë.

Ishte vetë fotografi që fillimisht shkroi në Facebook “Dita e parë punës në kabinetin e Presidencës”, krahas një fotografie të publikuar.

Por pasi u bë lajm në media, ai e fshiu këtë mbishkrim duke e lënë tjetrin “Një foto me Presidenten”.