Premtoi shpërblim me para: Pacolli falenderon Policinë për kapjen e Krivaqës

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të Dardan Krivaqës për vrasjen e gruas së tij.

Ai ka falenderuar Policinë e Kosovës dhe ka ngushëlluar familjen e të ndjerës.

Pacolli më herët gjatë ditës ka premtuar shpërblim për informuesit që do të çonin në kapjen e Krivaqës, përcjell Periskopi.

Nuk dihet nëse Policia e Kosovës është informuar nga ndonjë qytetar për vend-ndodhjen e të dyshuarit ashtu siç nuk dihet nëse z. Pacolli do të shpërblejë atë.

Statusi i plotë:

Marigona u prehtë në paqe dhe familja Osmani të pranon ngushëllimet tona më të sinqerta. Ne jemi me Ju deri në drejtësi të plotë! Gjithashtu do të doja të shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen time për Policinë e Kosovës, e cila edhe një herë demonstroi forcën e tyre profesionale!